20.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Këto janë masat dhe rekomandimet e Komunës së Prizrenit për furrtarët gjatë mujit të Ramazanit

Në prag të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, kanë mbajtur takim me furrtarët e komunës së Prizrenit, për të pasur koordinim sa më të mirë lidhur me masat mbrojtëse që duhet të merren për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, furrtarët u njoftuan për së afërmi lidhur me masat që duhet të merren, si dhe pranuan rekomandime shtesë për zbatueshmëri të këtyre masave.

Masat dhe rekomandimet për furrtarët janë këto:

1. Të gjithë punëtorët (personeli) në furra duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, maska dhe dorëza.
2. Çdo furrë duhet të bëjë ndarjen e shërbimit të klientëve me pagesën. Ata që marrrin pagesën nuk mund të shërbejnë bukë, pitajka apo artikuj të tjerë.
3. Furrat duhet të dezinfektohen rregullisht.
4. Në baza ditore duhet të skanohen punëtorët për simptome të COVID-19 dhe nëse ndonjëri ka simptome duhet të izolohet menjëherë deri në kontrollin mjekësor nga ana e shërbimit primar shëndetësor.
5. Në lokale nuk duhet të ketë më shumë se një klient, të tjerët duhet të presin para lokalit (derës) në pikat e shenjëzuara. Duhet të mbahet distanca dhe që të mos lejohet grumbullimi i qytetarëve.
6. Inkurajohen bizneset që të orientojnë shitjen në porosi me telefonatë apo online dhe të bëjnë shpërndarjen në adresa (delivery).

Ndërkaq nga ana e qytetarëve kërkohet që të respektohen këto masa:

1. Respektimi i orarit të lëvizjes në bazë të numrit personal
2. Mbajtja e distancës sociale
3. Mbajtja e maskave dhe dorëzave mbrojtëse dhe
4. Praktikimi sa më shumë i blerjes online tek furra më e afërt.

Lidhur me këto masa, Drejtoria e Inspektorateve gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të jetë në asistim dhe njëkohësisht do të bëjë mbikqyrjen e zbatueshmërisë së tyre.

Këto masa dhe rekomandime janë të bazuara në Vendimet e Qeverisë së Kosovës nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe 01/11 të datës 15.03.2020, Urdhëresës së MEPTINIS nr.01/04 të datës 23.03.2020, Vendimit të Kryetarit të Komunës së Prizrenit nr. 01/060/32774 të datës 07.04.2020 si dhe Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nr.229/IV/2020 të datës 14.04.2020./PrizrenPress.com/

Më Shumë

A është përrallë çdo tregim?

Nga: Gabriel García Márquez (Revista Cambio, 24 korrik 2000) Përktheu: Bajram Karabolli Të shkruash një roman do të thotë të bësh mur me tulla. Të shkruash një...

Macron: Javët në vijim do të kemi vendime të qarta për situatën në Kosovë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kishte folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe se të dy kishin diskutuar dhunën aktuale në...

Mona Liza

Lajmet e Fundit