6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Këto janë rezultatet e para në Malishevë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga numërimi i votave në komunën e Malishevës, raporton Express

Sipas këtyre rezultateve, deri më tani po prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 949 vota, apo 34.48%.

Pas tij renditet ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, me 829 vota, apo 30.12%.

I treti renditet renditet kandidati Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, me 456 vota, apo 16.57%.

Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani ka 419 vota, apo 15.23%.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha ka 94 vota, apo 3.42%, ndërkaq kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi ka 5 vota, apo shprejhur në përqindje 0.18%.

Më Shumë

Lajmet e Fundit