10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Shtator, 2024

Kida: Nuk e ndjej konkurrencën

Orhidea Latifi është njëra nga këngëtaret më të mira të momentit.

Ajo është shumë e re në moshë, vetëm 18 – vjeç, por me një stil krejtësisht të sajin dhe një zë unik, ka arritur që në një kohë fare të shkurtër të kthehet në idhullin e mijëra adoleshëntëve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku dëgjohet muzikë shqip.

Kida, siç njihet me emrin e artit për suksesin e shpejtë që arriti në muzikë të kujton, Britney Spears në kohët e saj të arta, si një princeshë në skenat vezulluese. Tashmë emri i Kidës është ndër më të kërkuarit në treg që pas publikimit të këngëve si; Rikthejma, Mke rrejt, Boni zo, O’najr apo ajo me Mozzik, Premtimet. Në këtë intervistë për tvklan.al, Kida thotë se suksesi i saj fshihet pas punës së madhe dhe manaxhimit nga “One Records”. Ajo premtimet i mban dhe thotë se nuk do të ndalet për të sjellë shumë shpejt të tjera hite në muzikë.

Kida jeni bërë e njohur për publikun brenda një kohe shumë të shkurtër. Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Të gjithë atyre të cilët më kan përkrahur dhe kan punuar me mua qe nga fillimi familja, fansat dhe menaxhmenti.

Si ka lindur ideja e bashkëpunimit tuaj me producentët Zap&Chriss?

Ka qenë menaxheri i cili më ka njoftuar me Zapin dhe Chiss-in dhe këngët e mia e mbajnë firmën e tyre sepse jam në grupin e Zzap n Chriss “On Records”.

Cfare duhet te presim nga Kida? Per ket sezon veror nuk kemi në plan pasi që e kem sjell projektin me Mozikun po besoj qe ka me pas shumë projekte te tjera te cilat besoj do te pelqehen shume nga publiku.

Sa kushtojnë klipet e Kidës? Për këtë gjë merret menaxhmenti im.

A është e lodhshme jeta e natës në clube të ndryshme ku ju performoni? Nuk është aspak e lodhshme sepse e bëj me dëshirën ma të madhe.

Ndjeni konkurencë? Jo aspak.

Keni trup me linja perfekte. Kujdeseni rregullisht për të apo ndiheni e përkëdhelur nga fati? Po ushtroj palestër.

Kemi vënë re që luani shpesh më look-un. Ju pëlqejnë “eksplorimet ne look?

Po kam deshirë të luaj shum me stilin tim dhe dëshiroj që të paraqitem gjithëmonë ndryshe tek publiku. /Klan TV/

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Malishevë për të shtëna me armë në një aheng familjar

Janë arrestuar tre persona në Malishevë, pasi të njëjtit dyshohet se më 18 gusht kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ Policia ka...

Edhe një projekt i rëndësishëm në Rahovec, nis ndërtimi i terrenit sportiv në Hoçë të Vogël

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Hoçë të Vogël. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ Ai...

Lajmet e Fundit