16.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kim Jong-un thyen heshtjen mbi takimin me Trumpin

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ka folur për herë të parë publikisht për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

Trump pranoi muajin e kaluar të takohej me Kim Jong-unin, por Peniani ka qenë i heshtur prej asaj kohe.

Ndërkohë Kim Jong-un, siç raporton media shtetërore, ka përmendur perspektivën e dialogut mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, në një takim me zyrtarë të partisë së tij.

Detajet e takimit të propozuar, përfshirë kohën e zhvillimit të tij, mbeten ende të paqarta.

Të hënën, Trump tha se planifikonte të takohej me Kim Jong-unin në maj apo në fillim të qershorit. Kjo u pasua nga raportet e një zyrtari të administratës amerikane, se SHBA ishin në kontakt me Korenë e Veriut në përgatitjen e takimit.

Njoftimi i papritur në mars për takimin e pritshëm habiti njohës të situatës, që nënvizuan se një takim i këtij lloji zakonisht kërkon muaj kohë në planifikim dhe negociata. Nëse takimi zhvillohet, ai do të jetë i pari në histori që një president amerikan në detyrë ka kryer me një udhëheqës koreano-verior.

Vet Kim Jong-uni do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut në një rast të rrallë ndërkorean, më 27 prill, disa muaj pas përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më Shumë

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit