12.8 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Kim Kardashian shfaq format me kostumin Balenciaga të bërë me shirit

Kim Kardashian është ligjërisht beqare dhe po jeton jetën e saj më të mirë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i shfaqi plotësisht fromat e saj teksa doli në sfilatën e Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris të dielën.

Kardashian, 41 vjeç, kishte veshur një kostum të bëra nga shiriti i verdhë me emrin e markës së modës.

Ajo e kompletoi pamjen me çantën Hourglass të Balenciagas e stolisur edhe me shirit dhe syze dielli të zeza.

Kardashian me sa duket bëri “një tingull ngjitës” kur ecte , sipas drejtoreshës së modës/kritikes së New York Times, Vanessa Friedman, e cila ishte në qendrën e ekspozitës Le Bourget për ngjarjen.

“Kam frikë se do të shqyej kur të ulem,” pranoi Kardashian , sipas Friedman. “A duhet ta lë të shqyhet?”.

Dalja erdhu vetëm disa ditë pasi një gjykatës i Los Angelesit e shpalli Kardashian ligjërisht beqare nga Kanye West në mes të divorcit të tyre të vazhdueshëm dhe riktheu emrin e saj nga “Kim Kardashian West” në “Kim Kardashian”.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West, 44, në shkurt 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 2. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit...

Lajmet e Fundit