4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

“Kino Lumbardhi” – dritarja e Prizrenit me botën

Kinemaja në Prizren zhvillimin e hovshëm e mori pas Luftës së Dytë Botërore. Atëherë kur në të gjithë Jugosllavinë, pjesë e së cilës kishte mbetur Kosova, po ndërtoheshin godina në të cilat qytetarët si ata në Prizren do të njiheshin me botën.

E tillë është “Kino Lumbardhi”, që në qytetin e vjetër u ndërtua në vitin 1948. Ka njohur histori të lavdisë e të rënies gjatë këtyre shtatë dekadave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas luftës së fundit iu rrezikua tërësisht ekzistenca e objektit. Po të mos ishin një grup aktivistësh kulturorë për t’u bërë gardianë të saj, ajo sot do të ishte rrafshuar.

Ares Shporta tash i prin fondacionit “Lumbardhi”, që menaxhon me hapësirën e kinemasë. Përveç historisë së kinemasë Shporta rrëfen edhe përpjekjen për ta shpëtuar atë.

Ditët e arta dhe ndryshimi i imazhit

“Objekti është ndërtuar në vitin 1948”, thotë Ares Shporta, në rrëfimin e tij të rrjedhshëm për historinë e “Kino Lumbardhit”.

“Ka qenë në valën e ndërtimeve të kinemave në të gjithë Jugosllavinë. Titoja e ka parë këtë si mjet të përshtatshëm për ta shpërndarë ideologjinë e re”, thotë Shporta, derisa tregon se në Prizren, për t’i lënë vend ndërtimit të objektit që strehonte ekranin e madh, është dashur të rrënoheshin disa dyqane e shtëpi banimi.

Puna me kinemanë po shkonte mirë. Prandaj, siç tregon Shporta, 10 vjet pas, kur veç kishte filluar të popullarizohej kjo qendër e rëndësishme e jetës kulturore në qytet, ishte zgjeruar edhe me “Kinobahçen”, duke e bërë Prizrenin njërin prej tri qyteteve të ish-federatës, që në atë kohë kishte edhe pjesën e brendshme, edhe atë të jashtme për shfaqje filmash..

Më Shumë

Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka tentuar t’u vë zjarrin...

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Lajmet e Fundit