9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave./REL

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Lajmet e Fundit