16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kizolli kërkon vota në “Ortakoll”

Ortakoll 3Partia Konservatore e Kosovës, në kuadër të fushatës elektorale dhe planit veprues për zgjedhjet komunale është takuar me qytetarët e lagjes “Ortakoll”.
Në një atmosferë festuese para një numri të madh qytetarësh,Munir Basha, kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, tha se ky subjekt politik është në fazën finale të fushatës elektorale.

“Tani qytetarët janë të bindur për vlerat tona, për programin dhe ofertën tonë dhe janë të sigurt se për kë do të votojnë. Ata do të votojnë për Beni Kizollin, për numrin 63 dhe për kandidatët tonë për asamblenë komunale të Prizrenit, sepse ne jemi ndryshe dhe se Prizreni gjatë 14 viteve të fundit është udhëhequr nga njerëz të cilët nuk kanë ditur të menaxhojnë Prizrenin në mënyrë të drejtë dhe të suksesshme”, tha Basha.

Me duartrokitje të gjata është pritur edhe Beni Kizolli, kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit.

“Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, grumbullimi dhe dislokimi i pakënaqshëm i mbeturinave, ndriçimi i pamjaftueshëm i hapësirave publike, parkimi kaotik i veturave nëpër trotuare si dhe mosmirëmbajtja e duhur e oazave të gjelbëruara dhe të parqeve janë disa nga shqetësimet tuaja dhe të Partisë Konservatore e Kosovës”

“Synimi ynë është që qytetari me ndihmën dhe përkushtimin e Partisë Konservatore të Kosovës të mos ketë më nevojë që të merret me këto probleme të shërbimeve publike të cilat janë të garantuara me ligj por gjithë së bashku të merremi me gjërat tjera që mundësojnë prosperitetin familjar, zhvillimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik të Prizrenit. Partia Konservatore ka një plan konkret në këtë drejtim e ai është themelimi i këshillave nëpër lagje të cilët do të merren me kërkesat e banorëve dhe do t`i shqyrtojnë pranë drejtorisë përkatëse për tu marrë më tutje me kërkesat e parashtruara. Ne nuk premtojmë qindra miliona investime sepse ato janë të garantuara me buxhetin komunal, por premtojmë identifikimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve”, tha Kizolli.

Në fund janë prezantuar edhe kandidatët e Partisë Konservatore të Kosovës nga kjo lagje si: Aida Buza Hapçiu, Ilir Shijaku dhe Shend Kabashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit