13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kizolli zotohet për afarizëm të dinjitetshëm dhe zhvillimor

Kizolli-EsnafPartia Konservatore e Kosovës ka prezantuar Shoqatës së Afaristëve dhe Zejtarëve të Prizrenit ESNAF, kandidatin për kryetar te Prizrenit, Beni Kizolli.

Në këtë takim u diskutua për kabinetin e Kizollit për qeverisje të mirë dhe të PK-së të Kosovës, për identifikimin dhe adresimin e problemeve të përbashkëta që i preokupojnë qytetarët dhe afaristët e Prizrenit.

“Duke pasur parasysh synimet tona të përbashkëta, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ngufatjen e zhvillimit ekonomik, dhe duke u bazuar ne planin tonë të zhvillimit ekonomik i cili fokusohet në shfrytëzimin dhe aplikimin e praktikave më të mira të dëshmuara ekonomike, ne do të krijojmë kushte më të volitshme për investime dhe lehtësime për afarizëm duke garantuar sigurinë e investimeve tuaja”, tha Kizolli.

Partia Konservatore e Kosovës zotohet se në zbatimin e planeve dhe projekteve zhvillimore ekonomike do ti përfshijë edhe anëtarët dhe ekspertët e shoqatave të zejtarëve duke u përqendruar në specifikat dhe kërkesat e ndërmarrësve për një afarizëm të dinjitetshëm dhe zhvillimor.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës së afaristëve dhe zejtarëve të Prizrenit ESNAF, Edis Çabrati tha se ne kërkojmë nga partitë politike që ti kuptojnë sfidat tona dhe ti adresojnë ato me sukses

“Ne kërkojmë nga partitë politike që ti kuptojnë sfidat tona dhe ti adresojnë ato me sukses. Nëse hasim në gjuhë të përbashkët ne mendojmë se mirëqenia e qytetarëve do të ritet duke u rritur edhe afarizmi i iniciativave private. Nga kjo mbledhje e suksesshme erdhëm në përfundim se Partia Konservatore e Kosovës ka një vizion përparimtar dhe modern si dhe kupton plotësisht brengat dhe sfidat tona të cilat janë të përbashkëta” tha Çabrati.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe në problemet akute dhe kronike të Prizrenit si mungesa e ujit të pijshëm, shkarkimi i ujërave të zeza dhe kanalizimi, higjiena dhe pastërtia ku si shkaktar kryesor i këtyre problemeve identifikohet menaxhimi i dobët i cili bazohet në linja partiake dhe politike duke mos pasur përgjegjësi dhe llogaridhënie për keq menaxhim dhe keqpërdorimin e fondeve publike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit