“Kjo është dita që e kam pritur”, thotë banori i Wuhanit

Kina planifikon të heqë bllokimet e saj në Wuhan –  epiqendrën e pandemisë së koronavirusit – më 8 prill, më shumë se dy muaj pasi qyteti u izolua, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në betejën kundër virusit vdekjeprurës.

Masat e ngjashme të bllokimit do të ngrihen të mërkurën për qytetet e tjera në Hubei, një provincë qendrore me 60 milionë njerëz, ku Ëuhan është kryeqyteti – njoftuan të martën autoritetet provinciale.

“Kjo është dita që unë jam duke e pritur”, tha Bo Hanlin, një fotograf që jeton në Wuhan i cili ishte i kufizuar në shtëpinë e tij për dy muaj, i tha ai CNN-së, transmeton Klan Kosova.

Gjatë javës së kaluar, ka pasur shenja që autoritetet donin ta kthenin gradualisht jetën normale në Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit