KKSB-ja diskuton për sigurinë e shkollave në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti takimin e tretë në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.

Totaj fillimisht falënderoi banorët e Komunës së Prizrenit për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në qytetin tonë.

May be an image of 3 people, people sitting and people standing

Gjatë këtij takimi, u diskutuan shumë çështje të sigurisë për qytetarët, e theks i veçantë iu dha çështjes së sigurisë në shkolla, ku zyrtarë të Policisë së Kosovës bënë të ditur se plani operativ është i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Pastaj, u fol për vendosjen e kamerave të sigurisë në dhe rreth shkollave, rregullimin e ndriçimit publik në disa zona, trajtimin e qenve endacakë dhe kontrollin më të rrept të ngasësve të automjeteve për shpejtësi në trafikun e Komunës së Prizrenit.

May be an image of 7 people, people sitting and people standing

Kryetari Shaqir Totaj, premtoi se këto çështje do të trajtohen me prioritet si dhe do të zhvilloj takime të tjera me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas nevojës, në të ardhmen.

Komuna e Prizrenit ka prioritet sigurinë në shkolla dhe do të punoj në dobi të kësaj çështjeje.

PrizrenPress.com

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit