10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Trajneri gjerman Jurgen Klopp iu ka kërkuar lojtarëve të Liverpool-it që t’i veshin maskat dhe dorezat si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19.

Premier League do të fillojë më 17 qershor pas një pezullimi tremujorë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, shkruan Goal.

Andaj, siguria e lojtarëve po duket të jetë fokusi kryesor i Jurgen Klopp.

“Po duket të jetë një mjedis i sigurt, por ne kurrë nuk mund ta jemi të sigurt se nuk do të ketë infeksione. Ende kemi një jetë normale, djemtë janë të disiplinuar masivisht”.

“Ne veshim maska dhe nuk e kuptoj pse jo të gjithë në Angli nuk i përdorin ato – posaçërisht në hapësirat e mbyllura. Nuk e kuptoj, kjo e ka ndihmuar shumë Gjermaninë. Nuk jam ekspert, por kjo ka ndihmuar shumë atje”.

Më Shumë

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit