7.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Klopp njofton se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të largohet nga skuadra angleze në fund të sezonit, duke thënë se po i mbaron energjia.

Gjermani bëri të ditur se lajmin ia ka bërë të ditur klubit qysh në nëntor të vitit të kaluar.

“Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim se mund ta shpjegoj, ose të paktën do të përpiqem”.

“Dua absolutisht gjithçka në lidhje me këtë klub, dua gjithçka në lidhje me qytetin, dua gjithçka me mbështetësit tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Por edhe tani që e kam marrë këtë vendim, tregon se jam i bindur se është i duhuri”.

“Është se jam, si të them, po më mbaron energjia. Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta”, tha Klopp, thuhet në njoftimin e klubit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Klopp u emërua në postin e trajnerit të Liverpoolit në vitin 2015, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe e fitoi titullin e Premier Ligës me Liverpoolin, për herë të parë pas 30 vitesh.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit