9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Koalicion pa vizion

Behgjet Pacolli nuk është i kënaqur me punën e koalicionit PDK-LDK dhe mendon se këtyre dy partive u mungon vizioni.

Lideri i AKR’së ka bërë këtë konstatim gjatë një interviste për Epokën e Re.

Ai, po ashtu, është shprehur se do ta dëshironte një opozitë kompakte, të bashkuar të paktën në disa qëndrime, ndërsa ka thënë se ultimatumet nuk i duken ndonjë rrugë fort e studiuar dhe që çon diku.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ndërkaq, Pacolli ka pohuar se ajo duhet të themelohet në përputhje me këshillat e miqve ndërkombëtarë.

Sa për AKR’në, ka pranuar se ndjen nevojën e një AKR’je të re dhe të pranishme fuqimisht në skenën politike. Pacolli ka pohuar se nuk është i pazëvendësueshëm për ta drejtuar partinë, ndërsa ka shprehur mendimin se ka edhe të tjerë që do ta udhëhiqnin partinë me sukses. Ai ka thënë se është duke punuar intensivisht që Mimoza Kusari – Lila të vendoset pro udhëheqjes së AKR’së.

Më Shumë

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit