Gjykata, në duar të PDK-së

Në kohën kur kanë mbetur vetëm dhjetë ditë para se ligjvënësit e Kosovës ta kenë para vetes sfidën më të madhe të krijimit të Gjykatës Speciale, dy partnerët e koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë në ‘ethe’ nëse do të arrijnë t’i sigurojnë 2/3 e votave të deputetëve.

Amendamentet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës së UÇK-së mësohet se do të jenë në rend dite në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, më 7 maj, shkruan “Zëri”.

Por, situata vazhdon të jetë e ‘mjegullt’ nëse dy partitë në pushtet, PDK e LDK do të arrijnë t’i bindin deputetët e tyre për të votuar në favor të krijimit të Gjykatës Speciale, pavarësisht kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Fati i kësaj Gjykate vazhdon të jetë në duar e disa deputetëve të partisë së Hashim Thaçit, të cilët vazhdojnë të mos i bindën ‘urdhrave’ të liderit të tyre për t’i thënë ‘po’ krijimit të kësaj Gjykate. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit