6.6 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Komediania Kristen Wiig “krejtësisht nudo” për filmin e saj të ri

wiig-elleKristen Wiig, aktorja e njohur falë komedive si ‘Knocked Up’ apo ‘Bridemaids’, do të shfaqet së shpejti në ekranin e madh me dy role dramatike, në një prej të cilëve do të dalë para kamerave “krejtësisht nudo”.

40-vjeçarja foli me revistën ‘Elle’ për personazhin e saj në filmin ‘Welcome to Me’, ku interpreton një grua me çrregullime personaliteti e cila fiton lotarinë, lë kurën dhe nis një “talk show’ televiziv.

“Nuk kam hasur kurrë më parë një personazh të tillë. Lexova skenarin ku shkruhej: DEL KREJTËSISHT NUDO! Mbaj mend që mendova se nëse do e pranoja këtë film, duhet të zhvishesha patjetër sepse nuk kishte vend për negociata”, tha Wiig.
Aktorja do të interpretojë edhe në filmin ‘The Skeleton Twins’, ku ajo dhe Bill Hader luajnë rolin e dy binjakëve me depresion që nuk njihen, por që i shpëtojnë vdekjes në të njëjtën ditë.

“Komedinë e dashuroj, por gjithmonë kam dashur të bëj dramë”, u shpreh 40-vjeçarja.

Më Shumë

Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pasi rinumërimi i votave ka nxjerrë në pah parregullësi dhe prekje të votave për disa...

Kandidatit për deputet të PDK-së i hiqen më shumë se 3 mijë vota vetëm në Komunën e Prizrenit

Vota për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit është devijuar ndjeshëm në numërimin e parë, sipas të...

Lajmet e Fundit