Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me shkrim të veçantë për pensionimin e Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi ka njoftuar para disa kohësh zyrtarisht pensionimin e saj nga garat e xhudos dhe për pensionimin e saj ka shkruar tashmë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Pensionimi i xhudistes pejane ka bërë bujë të madhe në gjithë mediat botërore, pasi Majlinda ka shkruar histori në sportin e saj.

I tillë është edhe shkrimi i faqes zyrtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për xhudisten tonë, shkruan Telegrafi.

30-vjeçarja pejane, e cila përfshin dy tituj të kampionit botëror, katër tituj evropianë dhe një medalje ari olimpike, ishte një forcë e paepur në kategorinë e grave deri në 52 kg.

Arritja kurorëzuese e Kelmendit erdhi në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ pasi ajo u bë jo vetëm medalistja e parë olimpike e artë e vendit, por medalistja e parë ndonjëherë.

Xhudistja kosovare gjithë-pushtuese, e cila kishte mbajtur flamurin e vendit në stadiumin Maracana vetëm disa ditë më parë, kapërceu italianen Odette Giuffrida në renditjen përfundimtare.

Udhëtimi i saj drejt medaljes së artë gjithashtu e pa atë të mposhtë dy herë medalisten e bronztë të Japonisë, Misato Nakamura, në gjysmëfinale.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit