18.3 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Komuna e Malishevës më e prekura nga koronavirusi, 44 të infektuar

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë të ditur se pesë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me virusin kinez Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti. Tre janë prej Banjës në Malishevë, një prej Gjakovës dhe një prej Smrekonicës në Vushtrri.

Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 145. Komuna e Malishevës ka më së shumti qytetarë të infektuar me 44. Në kryeqytet janë 19 raste të konfirmuara, ndërsa 2 të tjerë janë prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve.

Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 dhe Kamenica ka 12 raste pozitive. Pas rastit të konfirmuar të dielën, Gjakova ka 9 raste me Covid-19, aq sa ka edhe komuna e Vushtrrisë.

Në Viti, në një fshat të së cilës komunë ishte një ndër rastet e para të konfirmuara në Kosovë, janë 7 raste, në Pejë 6.

Komuna e Mitrovicës ka 6 raste të konfirmuara, 5 prej të cilëve janë në pjesën veriore të qytetit.

Ndërkohë Podujeva ka 4, Fushë Kosova dhe Prizreni nga 3 raste respektivisht.

Komuna e Therandës, Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes kanë nga një rast secila.

Komuna e Klinës, e cila ishte komuna e parë e karantinuar për shkak të zbulimit të një rasti tek një shtetase 23 vjeçare italiane, ka ende vetëm një rast të konfirmuar. Është pikërisht shtetasja italiane, e cila para disa ditëve është shëruar, rasti i vetëm në këtë komunë. Shpejt pritet që të merret vendim për largimin nga karantina të komunës së Klinës. /Express

Më Shumë

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet...

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Lajmet e Fundit