18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Komuna e Prizrenit paguan 124 mijë euro për avokat (VIDEO)

Organizata Democracy Plus ka nxjerrë se Komuna e Prizrenit ka paguar 124.926 euro për përfaqësim ligjor, ndonëse paguan edhe zyrtarë komunalë për këtë detyrë.

 

Në vitet 2020 dhe 2021, Prizreni kishte lidhur tri kontrata me operatorin e njëjtë ekonomik.

Në vitin 2020 kishte paguar për 6 muaj 16.364 euro, ndërsa më pas nënshkroi kontratë të re këtë vit në vlerë 62.294 euro, për periudhë njëvjeçare.

Në vitin 2021 nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare me vlerë 46.303 euro.

Por këto sipas ish kryetarit Mytaher Haskuka nuk qëndrojnë, pasi gjatë asaj kohe ishte hapur disa herë konkursi për avokat por të njëjtit tërhiqeshin nga pozita shkaku I kushteve më të mira.

Qeverisja aktuale ka vazhduar punën me këtë zyrë të avokaturës nga jashtë, por njëkohësisht ka hapur edhe konkursin për avokat të ri të Komunës.

Më Shumë

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë...

Lajmet e Fundit