10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Komunarët pajtohen që AZHR-ja ta menaxhojë qendrën ‘Europa’

qendra europaPas ndryshimeve në menaxhmentin e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal-Jug, tashmë është në vijim edhe nisma për ndërrimin e adresës së saj, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i KK të Prizrenit, Lulzim Kabashi, në bashkëpunim me autoritetet e Zyrës së BE-së, në Kosovë, janë duke shqyrtuar mundësinë që AZHR-Jug të ketë selinë në qendrën “Europa” dhe njëherësh ta marrë përsipër menaxhimin e përkohshëm të tërë kësaj hapësire.

“Kemi çështje të pambyllura me zyrën e BE-së. lidhur me qendrën “Europa”. Prandaj ideja është që AZHR-Jug të vendoset në këtë kompleks dhe ta marrë nën menaxhim të përkohshëm, që në rrethanat aktuale do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë Kabashi, teksa ka kërkuar miratimin e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja për miratimin e një vendimi gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë lokale.

Nga ana tjetër kryetari Muja ka shfaqur rezervat e tij në këtë drejtim, pasi që sipas tij kontributi i deritanishëm i AZHR- Jugu në zhvillimin ekonomik të Prizrenit ka qenë mjaft i ulët./Koha Ditore/

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit