14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shqiptarët akuzojnë për bastardim emrash e mbiemrash

arkivi maqedoniNdonëse ishte synuar se me marrjen e kopjeve të regjistrave civilë nga Serbia, një vit më parë, do të lehtësoheshin punët shumë, qytetarët e Shtërpcës dhe zyrtarët e shërbimit të ofiqarisë në këtë komunë thonë se në shumë raste punët vetëm sa janë vështirësuar, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndodh për faktin se në pjesën më të madhe të rasteve, të dhënat e qytetarëve të regjistruar nga OSBE-ja, pas luftës, nuk korrespondojnë me ato të regjistrave civilë, që janë kthyer kopje nga Serbia.

Problemet më të theksuara janë tek emrat dhe mbiemrat e qytetarëve në librat amë, por ka raste mjaft të shumta edhe te datëlindjet. Për shkak të kësaj shumë qytetarë janë ankuar se për të bërë ndryshimin e duhur tek emrat dhe mbiemrat e tyre dhe për t’i përshtatur me ato siç janë në librat amë të Serbisë, apo të Kosovës, duhet shumë procedura dhe pagesa të shumta.

Osman Zeneli, nga Shtërpca, ka thënë se është duke pasur probleme të theksuara me emrin. Ai në të gjitha dokumentet e Kosovës, letërnjoftim, patentëshoferin e pasaportën e ka emrin Osman, ndërsa në regjistrat e kthyer nga Serbia i figuron emri Asman.

Burim Aliu, thotë se ka lindur më 2 korrik të vitit 1990, por në regjistrat e kthyer i figuron data 7 shkurt 1990/koha ditore/

Më Shumë

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit