2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Komunat të hartojnë kodin etik për zyrtarët e zgjedhur

INPO-logoIniciativa për Progres (INPO) ka publikuar analizën, “Unë jam Komuna” e ka theksuar si të domosdoshme që komunat e Kosovës sa më parë të hartojnë kodin etik për zyrtarët e zgjedhur në përputhje me rekomandimin 60 (1999) të Këshillit të Evropës, i cili kërkon që pushtetet lokale të kenë kod etik për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar politik, ku parashihen edhe masat ndëshkimore dhe stafit profesional mbikëqyrës.

Gjetjet e prezantuara tregojnë se kodi i mirësjelljes nëpër komuna i dedikohet vetëm shërbyesve civil, por jo edhe zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, e që nënkupton se zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruarit politik asnjë komision nuk mund t’i largoj nga posti i tyre për mos-përmbushje të standardeve etike apo të mirësjelljes.

“Nga 38 komuna të Kosovës, për vepra penale janë akuzuar 12 kryetarë. Pra, më shumë se një e treta e kryetarëve të komunave janë të akuzuar për vepra të ndryshme dhe për asnjërin nga ta, institucionet e as qytetarët nuk kanë mundur të ndjekin procedura të ankesës për mungesë të mekanizmave që zbatojnë standardet e etikës”, thuhet në analizën e INPO-së.

Në këtë analizë INPO ëshët fokusuar edhe tek hartimi i propozim buxhetit, i cili është procesi më i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sidomos në nivel komunal. Praktika në terren, sipas kësaj analize, dëshmon se kryetarët e komunave për shkak të kompetencave të fuqishme e diktojnë plotësisht procesin e hartimit të propozim buxhetit, duke u bazuar në udhëzimet e përgjithshme që vijnë nga qarkoret buxhetore.

“Takimet publike që organizohen në komunat e Kosovës, bëhen sa për të zbatuar obligimet ligjore, duke mos shërbyer si platforma për të komunikuar dhe konsultuar qytetarët. Pjesëmarrja e ulët në këto takime lë të kuptohet se qytetarët nuk janë të interesuar të marrin pjesë në to, teksa institucionet komunale nuk kanë gjetur ndonjë metodë efikase për t`i njoftuar dhe nxitur qytetarët që të marrin pjesë në takimet publike kur diskutohet propozim buxheti”, thuhet në analizë.

Disa nga rekomandimet nga analiza, “Unë Jam Komuna” janë: MAPL -rekomandohet të hartoj një udhëzim për komunat, lidhur me nxjerrjen e kodeve etike për zyrtarët e zgjedhur në përputhje me Rekomandimin 60 të Këshillit të Evropës; IKAP-të organizoj trajnime për kodin etik për zyrtarët e personelit. Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të jenë më shumë të informuar për kërkesat e kodit si dhe sanksionet që i parasheh; Komunat-duhet të organizojnë trajnime lidhur me kodin etik për të gjithë zyrtarët e emëruar me fillim të punës së tyre. Ky trajnim duhet t’i paraprijë momentit të nënshkrimit të kodit të etikës për vendin e punës për atë zyrtarë.

Duhet të iniciohet edhe nxjerrja e rregullores për etikën në komunë; MAPL-ja duhet që të forcojë mekanizmat e saj të kontrollit dhe të monitorimit sa i përket transparencës dhe llogaridhënies së komunave të Kosovës në raport me qytetarët; Komunat duhet që hartimin e propozim buxhetit ta bëjnë në nivelin bashkë-vendimmarrje, pavarësisht se sa para i kanë në dispozicion për t’i shpenzuar, qytetarët e komunave duhet të konsultohen për nevojat e tyre; Komunat duhet të mbajnë procesverbale gjatë takimeve publike; Komunat e Kosovës duhet të hartojnë plane konkrete se si t’i përmbushin rekomandimet që dalin nga ZAP-i; Komunat duhet t’i fuqizojnë mekanizmat e tyre të kontrollit për projekte të rëndësishme kapitale; ueb-faqet e komunave po ashtu duhet t’i informojnë qytetarët për mënyrën se si i shpenzojnë parat publike dhe cilat projekte kanë përparësi për vitin aktual fiskal.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit