16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Koncert madhështor nga ShKA “Agimi”

agimi-620x330Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha” ku morrën pjesë shumë të ftuar dhe qytetarë, në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të shënimit të 70 vjetorit të SHKA “ Agimi”, është shfaqur koncert madhështor.

Përveç emrave të shumtë që i dhanë shkelqimin organizmit kulturor më të vjetër jo vetëm në Prizren, para publikut kanë interpretuar këngë edhe yjet e muzikës së mirëfilltë shqiptare si: Ismet Peja e Zenel Doli nga Gjakova, Vëllezërit Zejna nga Elbasani, Shaban Gjekaj nga Ulqini e shumë të tjerë. Në këtë koncert përveç këngëve nuk munguan as vallet popullore, të cilat gjithashtu u mirëpriten nga të pranishmit në sallë me duartrokitje të shpeshta.

Ky koncert tregoi se sa kanë qenë të përkushtuar anëtarët e SHKA “ Agimi” në punën e tyre të gjatë për kultivimin e vlerave tradicionale të muzikës popullore dhe asaj qytetare. Interpretimi virtuoz në skenë i të gjithë pjesëmarrësve në këtë koncert, duartroktitjet e shpeshta të të pranishmëve, krijuan një atmosferë që prej kohësh i ka munguar kulturës jo vetëm në Prizren.

Për të gjithë të pranishmit ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh këngët e veteranëve të SHKA “ Agimi” si Fetah Aqifi, Muhamet Jetishi, Florent Hoxha, Festim Bytyçi, Agim Tejeci dhe atyre më të ri në moshë si: Ardiana Kabashi, Lendita Kryeziu dhe Hikmete Ahmetaj, nën përcjelljen e orkestrës pjesë e së cilës ishin Sedat Kuqi e Shemsedin Fanaj.

Përveç këtij koncerti, aktivitetet për shënimin e 70 vjetorit do të vijojnë sonte po në Shtëpinë e Kulturës duke filluar nga ora 19 me shfaqjet e përgaitura nga Teatri i Qytetit të Prizrenit, ndërsa ditën e nesërme do të mbahet në mesditë një akademi solemne si dhe do të shfaqet koncerti përmbyllës i shënimit të aktiviteteve për kremtimin e jubileut të 70- të të SHKA “ Agimi”. /TV Prizreni/

Më Shumë

Vigan Rexhaj vazhdon me KF Drini i Bardhë edhe në Ligën e Dytë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë i Hasit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin e spikatur Vigan Rexhaj edhe për sezonin e ri 2025/2026...

Rrihen mes vete tre persona në Suharekë, dërgohen në mbajtje

Tre persona janë rrahur mes vete ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas raportit 24 orësh...

Lajmet e Fundit