6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Konfirmon Vjosa Osmani: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet nesër

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të mbahet nesër.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para mediave që seanca do të mbahet nesër.

“Me katër vota pro, dy kundër është vendosur të mbahet seanca nesër në ora 11:00. Shumica vendosi të mbahet seanca me një rend të pikës”, tha ajo.

Ajo tha se nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë.

Ndryshe, LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Telegrafi/

Më Shumë

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit