9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Konfiskohen dy kilogramë marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një automjet në të cilën gjendeshin dy persona (një mashkull dhe një femër) ka gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogram.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50, në Prizren.

“ Prizren 04.05.2023-17:50. Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogramë”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesës së personave të dyshuar janë konfiskuar dy grinder (mulli) dhe një sprej.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se personat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar.

 

“Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë konfiskuar: dy grinder (mulli) dhe një sprej . Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Lajmet e Fundit