2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Konjufca, Daçiqit: Ku është Ukshin Hoti?

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku prezantohet raporti tremujor për Kosovën, raportoi Ministri i Jashtëm i shtetit tonë, Glauk Konjufca.

Me anë të videolinjës online, ai mes tjerash shpalosi disa të dhëna të arritjes së qeverisë Kurti, duke përmendur menaxhimin e situatës me Covid-19 dhe duke kërkuar nga shtetet anëtare që të ndikojnë tek Serbia në gjetjen e mijëra të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe arrestimin e policëve dhe ushtarëve serb që kryen përdhunime të grave kosovare gjatë kësaj periudhe.

“Para se të paraqiteshin rastet e para në Kosovë, Qeveria ka marr masa për ta parandaluar përhapjen  e pandemisë Covid-19. Si rezultat i reagimit të shpejtë, numri i të infektuarve është relativisht i ulët, ndërkaq ai i vdekjeve është më i ulëti në rajon”.

“Më 6 tetor 2019 janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, të cilët kanë dëshmuar maturi dhe janë lavdëruar nga ndërkombëtarët. Aty fitoi opozita, ndërkaq Albin Kurti u shpall kryeministër”.

“Kur e sheh raportin e sekretarit gjeneral, në gjashtë muajt e fundit nuk janë parë incidente ndëretnike”.

“Serbia po dështon të kuptojë një fakt të thjeshtë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka parë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ose më thjesht, se Republika e Kosovës është e pakthyeshme”.

“Kjo gjykatë është e mendimit se deklarata e pavarësisë nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Sa më shpejtë që Serbia e kupton këtë gjë, do të jetë më të mirë të gjithë rajonit.

“Shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ju ftoj që ta njihni edhe ju”.

“Nuk ishte Kosova ajo që e paraqiti çështjen e pavarësisë sonë në gjykatën e drejtësisë. Serbia ishte ajo qëe paraqiti pyetjen, pra çështjen rreth Kosovës aty. Është hipokrizi ta pyesësh gjykatën dhe më pas të mos e respektosh përgjigjen që ajo ta dha”.

Konjufca përmendi edhe çështjen e të zhdukurve, duke e vënë në theks veprimtarin Ukshin Hoti.

“Ai u arrestua nga regjimi serb për çështje politike. E mbajtën në burg për të njëjtën çështje deh ditën që do të duhej të lirohej, rojet e morën nga qelia dhe nuk është parë më. Ku është Ukshin Hoti?, Ai ishte në duart e institucioneve të Serbisë. Ku është Ukshini dhe mijëra të tjerë. Ne duhet të dimë se ku janë gjithë këta persona”.

Konjufca foli edhe për çështjen e grave të dhunuara në Kosovë, duke thënë se shumica janë ende në stigmën e frikës dhe paragjykimit dhe nuk kanë forcë të lajmërohen, por megjithatë përmendi edhe rastet e heroinave si Marte Tunaj, Vasvije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Sylejmani, të cilat kanë folur hapur rreth përvojave të tyre të hidhura, duke i dhënë zemër mijëra grave të tjera që janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

“Sulmuesit dhe dhunuesit ishin shumica policët dhe ushtarët serb. Ata duhet të kapen dhe drejtësia duhet të servohet”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Konjufca, kërkoi po ashtu nga bashkësia ndërkombëtare që të ndikojnë tek Serbia që ta lirojnë nga burgu serb Nazir Mehmejtajn, i cili u arrestua në kufi më 3 janar.

Në fund ai i bëri thirrje Serbisë, konkretisht Ivica Daçiqit, që ta ndalë kampanjën ku kërkon tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtetet e ndryshme që veçse e kanë njohur Pavarësinë e shtetit tonë.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku shqiptoi policia gjatë një dite

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente me...

Spektakli nuk ka mbaruar, zbulohet kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes ndaj Usyk

Promotori Eddie Hearn ka zbuluar se kush mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Tyson Furyt pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk dhe...

Lajmet e Fundit