Konjufca pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të mërkure nga ora 10:00 do të takohet me homologen e tij nga Shqipëria, Lindita Nikolla.

Nikolla do ta bëjë vizitën e parë zyrtare në Kosovë pas marrjes së detyrës në krye të Parlamentit të Shqipërisë.

Kujtojmë se në urimin për zgjedhjen e saj si kryetare e parlamentit, Konjufca i bëri ftesë për vizitë Nikollas.

Ndërsa, përveç Konjufcës, ftesë për vizitë i bëri edhe kryeministri Albin Kurti homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit