20.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Konspiracioni! Tupac është gjallë dhe jeton në Somali (Foto)

Sipas një teorie të re komploti që po qarkullon në rrjet, rreperi Tupac Shakur është ende gjallë dhe jeton në Somali, së bashku me mikun Yaki Kadafi.

Këngëtari i Hit Em Up u vra me armë në Las Vegas në vitin 1996 kur ai po largohej nga një ndeshje boksi e Mike Tyson. Ai atëherë ishte vetëm 25 vjeç.

Që atëherë, teoritë e konspiracionit që ai i mbijetoi të shtënave dhe falsifikimit të vdekjes së tij kanë vazhduar të përhapen, duke përfshirë një foto që u shfaq në internet vitin e kaluar.

Teoria e fundit, sipas Star Daily, pretendon se dikush e kishte parë yllin gjallë dhe mirë në Somali – së bashku me Yaki Kadafi, rreperi i Outlaëz, i cili u vra në Neë Jersey tre muaj pas vdekjes së Tupac.

Postimi, i shkruar nga një njeri me emrin Suldaan Mehdi,thoshte: “Unë e kam parë Tupac dhe Kadafin pas vdekjeve të tyre në Somali.”

“Unë i kam parë ata të dy gjallë. Isha në një makinë dhe ata po shkonin në drejtimin tjetër. Kadafi po bënte disa sinjale dore – ai dukej si i shokuar. I pashë ata gjallë pas lajmit për vdekjen e  tyre”.

Konspiracioni i fundit erdhi pasi rrjetet sociale u tronditën nga cala e reagimve para dy vjetësh për pretendimet se Tupac ishte fotografuar teksa jetonte një jetë të re në Kubë.

Tupac vdiq në spital, ndërsa njerëz të shumtë, përfshirë edhe shokët e reperit të njohur BIG ishin të implikuar në vdekjen e tij. Por identiteti i vrasësit të Tupac ka mbetur një mister për më shumë se 20 vjet dhe asnjë akuzë nuk është paraqitur kurrë.

Një i dyshuar i mundshëm, i identifikuar në vitin 2002 nga një hetim i LA Times, ishte Orlando Anderson, një anëtar i bandës Southside Crips. Anderson, i cili mohoi pretendimet, u vra më vonë në vitin 1998.

Më Shumë

37 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Lajmet e Fundit