9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kontrabandë me emigrantë, kapen nëntë sirianë në Vërmicë të Prizrenit

Policia e Prizrenit i ka ndalur dy automjete në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Vermicë ku i ka gjetur nëntë shtetas sirianë.

Kapja e tyre erdhi pasi një person rreth orës 00:45 kishte raportuar në Qendrën Operative të Policisë në Prizren se i kishte parë disa vetura dhe njerëz që po bënin lëvizje të dyshimta në afërsi të restoranitit “Univesium” në Vërmicë dhe të njëjtit kishin hyrë në autostradë në drejtim të Prishtinës.

“Emigrantët janë shoqëruar për në stacion ku janë shërbyer me bukë e ujë ndërsa njëri prej tyre është ndier i molisur andaj është thirrur mjeku i emergjencës për trajtim mjekësor”, thote zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që automjetet të sekuestrohen në cilësi të provave materiale, ndërsa dy drejtuesit e tyre të ndalen nën masën e arrestit policor, /PrizrenPress.com/

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Lajmet e Fundit