-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Koordinatori Hoti dhuron 2394 libra nxënësve fitues të garës në Prizren

Koordinatori Rexhep Hoti, sot një ceremoni madhështore në Prizren ka bërë ndarjen e shpërblimeve për 364 fitues të nivelit komunal të cilët morën sete librash në vlerë prej 50 eurosh. Këto shpërblime u ndanë në kuadër të zbatimit të Programit Nacional për Rininë ku morën pjesë 29 komuna në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri.

“Askund tjetër përpos në Prizren nuk ka pasur më shumë çmime për nivelin e garave komunale, kemi gjithsej 364 nxënës. Kjo është puna dhe mundi juaj. Ju të gjithë mund të jeni në gjendje të ndryshme sociale, mirëpo dua t’ju them, si mendje e ardhshme e Republikës së Kosovës se raporti juaj me librin është magjia më vendimtare që e përcakton të ardhmen tuaj. Nëse ju mendoni se keni ndonjë dëshirë për të realizuar, ju njoftoj se të gjitha gjërat më të bukura të jetës që dëshironi t’i arrini qofshin ato në aspektin shpirtëror, kreativ, material do t’i keni të mundshme përmes librit. Ju e dini se ne kemi probleme me arsimin tash e një kohë të gjatë. Por, ju garantoj një gjë, nëse ju ndërtoni një raport të mirëfilltë me leximin do t’i tejkaloni të gjitha pengesat e mundshme”, tha Hoti në fjalimin e tij.

Fjalë urimi për Koordinatorin Hoti dhe për nxënësit fitues pati edhe drejtoresha komunale e arsimit, Xhemile Vezgishi. “Para se të nisesha për të ardhur në këtë takim po mendoja për dhuratat që do t’i merrni. Nesër do të mund të merrni edhe dhurata tjera por nuk e di nëse do të kishte ndonjë dhuratë tjetër, që do të kishte vlerë më shumë sesa librat që do t’i merrni sot. Imagjinoni sa me fat jeni që bibliotekave tuaja familjare sot do t’i shtohen edhe tituj e emra të mëdhenj të letërsisë botërore.  Ju keni marr pjesë në aktivitete të ndryshme dhe keni dalur fitues sepse keni mbajtur libra në duar më gjatë se të tjerët, sepse keni mbajtur sytë mbi libër më shumë se të tjerët dhe nëse doni të bëheni gjithmonë fitues në jetë, mos i hiqni nga duart librat tuaja. Ne sot jemi krenar me ju, duam që të jemi edhe në të ardhmen”, tha Vezgishi.

Komuna e Prizrenit ka pasur 3241 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 32 në nivelin republikan, 164 në nivelin komunal dhe 3045 fitues në nivelin shkollor të garës. Të gjithë këta nxënës janë shpërblyer nga KNKRS me shpërblime si bursa, kampe kreative, certifikata e libra.

Më Shumë

Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në vendin tonë, raporton...

Kurti: Me kthimin e bllokut B2 në funksion po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funskion, tashmë për çdo orë po paguhen 50...

Fyeu presidentin Erdogan me një proverb, arrestohet gazetarja

  Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për fyerje të presidentit të...

Genoa emëron trajnerin e ri

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra Andry Shevchenko-n, klubi italian, Genoa, ka emëruar si trajner të skuadrës, gjermanin Alexander Blessin. Blessin nuk është shumë...

Tre persona shoqërohen në polici, sekuestrohen dy armë në Malishevë

Tre persona janë shoqëruar në polici në Malishevë, të cilëve u janë sekuestruar dy armë. Kështu ka bërë të ditur sot për Telegrafin zëdhënësi i...

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

Arrestohet një person në Vërmicë, po transportonte migrantë në mënyrë jo ligjore

Policia Kufitare e Kosovës ka vënë në pranga një person, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”. Policia ka vëzhguar një automjet në të...

Ana e “errët” e Georgina Rodriguez, akuzat që hedh xhaxhai ndaj saj: Ronaldo ka një grua të keqe

Ishte krejtësisht e panjohur derisa në jetën e saj hyri Cristiano Ronaldo. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën yllit të fushës së blertë, tanimë është...

Vodhi 200 euro, arrestohet i mituri nga Suhareka

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i moshës së mitur në Suharekë. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Lidhur me rastin me datë...

Kanoset zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar, zyrtar...

Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta kundër COVID-19 që Kosova ka...

Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

Identifikimi i një objekti me kaq rëndësi për kombin shqiptar, nuk është një ngjarje e zakonshme. Ajo meriton një vëmendje të veçantë për nga...

Dy të vdekur e 2.707 raste pozitive sot në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të martën në Kosovë, derisa nga 11.144 testime, 2.707 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë...

Qytetarët e Shqipërisë revoltohen pasi ju kërkohen 3 doza për të hyrë në Kosovë: Turp, 30 euro me u fut në tokën tonë

Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

Lajmet e Fundit