Koronavirusi? Dëgjoni Moxartin, jo Vagnerin!

Violinisti dhe dirigjenti i njohur rus, Vladimir Spivakov, tha sot se Mozarti mund të jetë një ndihmë në trajtimin e koronavirusit. Sikurse ai u shpreh, nëse Mozarti arrin të ndihmojë lopët, sigurisht që mund të ndihmojë edhe njerëzit.

Gjatë konferencës për shtyp në Minsk, për vetitë kurative të muzikës klasike, si dhe aftësinë e saj për të parandaluar koronavirusin, 75-vjeçari u përgjigj se kompozitori austriak mund të ishte një ndihmë e madhe.

“Mozarti, mundet. Nëse Mozarti arrin të ndihmojë lopët, atëherë ai patjetër mund të ndihmojë edhe njerëzit. Edhe operat italiane janë gjithashtu të mira”, – tha drejtori artistik i Orkestrës Filarmonike të Moskës, i cili, nga ana tjetër, këshilloi të shmangej Wagneri.

Sipas tij, ndikimi i muzikës në trup është i vërtetë dhe mund të shpjegohet me dridhjet zanore. “Tingulli është një fenomen fizik. Sa më i qartë toni, aq më shumë dëgjohet ai dhe është e mundur që ta çoni edhe më tej”, – tha ai. /Konica.al

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit