8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Koronavirusi gjunjëzon edhe sportin

Janë bërë gati dy muaj prejse janë pezulluar aktivitetet sportive në Kosovë dhe ende nuk ka një datë se kur do të vazhdojnë. Sikurse fushat e tjera, koronavirusi ka nisur ta gjunjëzojë edhe sportin kosovar.

Një pjesë të sportistëve u janë përgjysmuar pagat e shumë të tjerë nuk do të paguhen fare për periudhën pas 13 marsit, kur zyrtarisht janë pezulluar aktivitetet sportive në vend nga Qeveria, shkruan KOHA.

Me pezullim të aktiviteteve, humbjet në sport janë të mëdha. Për humbjet, zyrtarët sportivë thonë se duhet të ketë studim të hollësishëm.

Përkrahja financiare e sportistëve nga shteti për tejkalimin e krizës nga pandemia COVID-19 ende mungon.

Premtimi për mbështetje nga fondi prej pesë milionë eurosh, që ishte thënë se do të ndahet për kulturë dhe sport, si pjesë e pakos emergjente fiskale, të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 30 mars, ngjalli shpresë të madhe te sportistët.

Në një prej pikave të pakos emergjente fiskale shkruan: “Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për evitimin e situatës së krijuar nga situata e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore, në vlerë prej pesë milionë (5.000.000.00 €) eurosh”.

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

Lajmet e Fundit