Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me Bullgarinë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.
Ndeshja e zhvilluar të martën në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv është mbyllur me rezultatin 0:0.
Të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.
Kosova bën pjesë në Grupin 5 në Ligën C.
Kosova ndeshjen e dytë e zhvillon më 27 tetor, kur në Shkup, luan ndaj Maqedonisë së Veriut.
Liga e Kombeve tashmë ka filluar edhe në konkurrencën e femrave pasi paraprakisht janë zhvilluar disa edicione në konkurrencën e meshkujve.