Kosova e 113-ta në renditjen e FIFA-s

Kosova e ka pësuar rënien më të madhe në renditjen e FIFA-s.

Vendi ynë renditet i 113-ti sipas renditjes së re të publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

Kjo sigurisht si pasojë e dy humbjeve në dy ndeshjet e fundit të kampanjes kualifikuese për kampionatin botëror “Qatar 2022”, kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë në muajin tetor.

Si pasojë e disfatave në tetor , Kosova i humbi 15 pikë në ranglistë, të cilat e zbresin atë katër pozita më poshtë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në shtator, Kosova renditjen e 109-ta.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit