0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Kosova ende gjallë, Muriqi ia nxjerrë pikën

Kosova ka barazuar me Zvicrën, me rezultat 2-2, në kuadër të ndeshjes së pestë kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Remo Freuler, në minutën e 14’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova e barazoi rezultatin me anë të Vedat Muriqit, i cili realizoi një gol të bukur me kokë, pas asistimit nga Milot Rashica.

Por “Helvetikët” kaluan sërish në epërsi, pasi Amir Rrahmani shënoi autogol në minutën e 79’.

Megjithatë, në skenë doli edhe njëherë Vedat Muriqi, duke e barazuar rezultatin 2-2, në frymën e fundit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës po transmetohet në Klan Kosova.


LIVE: Kosovë-Zvicër 2-1

79? Zvicra ka kaluar sërish në epërsi ndaj Kosovës. Amir Rrahmani realizoi autogol, pasi devijoi goditjen e Remo Freuler.

65? Kosova e ka barazuar rezultatin me anë të Vedat Muriqit, në minutën e 65’, pas asistimi fantastik nga Milot Rashica.

Informacion: Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha ka bërë dy ndërrime, duke e larguar nga loja Betim Fazlijin dhe Valon Berishën. Florent Muslija dhe Edon Zhegrova janë inkuadruar në vend të tyre.

46? Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Zvicra po avancon me një gol epërsi.

45? Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës. Golin e vetëm e realizoi Remo Freuler, në minutën e 14’. Dardanët pastaj e morën iniciativën duke u munduar që ta gjejnë golin e barazimit por pa arritur dot.

14? Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, me golin e Remo Freuler.

1’ Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më Shumë

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

Lajmet e Fundit