Kosova fiton një Medalje të Bronztë në Olimpiadën e Matematikës

Kosova ka fituar një Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë (IMC 2023).

“Në Olimpiadën e 30-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë, IMC 2023, Kosova u përfaqësua nga dy studentë të Universitetit të Prishtinës, Andi Sejdiu dhe Oki Caka. Andi Sejdiu ka fituar një Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë)”, njofton shoqata.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës./RTK

Më Shumë

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit