8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kosova hyn në kredi në vlerë prej 85 milionë euro, shkak kriza e shkaktuar nga pandemia

Qeveria e Kosovës ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj prezantoi marrëveshjen IPA pjesa e 2-të 2019, ku u miratua në Qeveri, raporton Front Online.

“Për marrëveshjen IPA, synohet të hyjë në fuqi marrëveshja IPA 2019 pesa e dytë, asistenca e dhënë në formë të projekteve. Marrëveshja financiare përmban 7 nene, do të financohet nga BE në shumë 6 milionë euro”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se pjesa e dytë e kësaj marrëveshje do të financohet nga BE-ja me shumën prej 6 milionë euro.

“Me projektligjin për marrëveshjen financiare IPA 2019 synohet që të hyjë në fuqi pjesa e dytë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është miratimi i plan programit që do të zbatohet asistenca e dhënë e IPA-s. Marrëveshja financiare përmban 7 nene dhe 3 shtojca dhe pjesa e dytë do të financohet nga BE-ja me shumë 6 milionë euro”, tha ai.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo marrëveshje ka vlerën prej 85 milionë euro dhe me afat kthimi prej 15 vitesh.

Ajo ka thënë se kjo marrëveshje ka për qellim adresimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Me qëllim të adresimin të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia ministria ka arritur dakordim për marrëveshjen. Marrëveshja ka vlerën prej 85 milionë euro ku afat për kthim ka 15 vite .Marrëveshja është në përputhje me të gjitha procedurat e parapara ligjore të marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha ajo raporton Front Online.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit