8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Kosova kishte nisur dialogun për vizat para 100 muajsh, vendet e rajonit e kishin kryer 5 herë më shpejt

Kosova ka filluar dialogun me BE’në për liberalizimin e vizave para 8 vjetëve, saktësisht më 19 janar 2012.

Kanë kaluar 100 muaj nga fillimi i këtij dialogu i cili u quajt procesi i liberalizimit të vizave.

Instituti EPIK ka publikuar sot një statisitikë duke krahasuar kohëzgjatjen e dialogut për viza mes Kosovës dhe shteteve fqinje me Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Express.

“Më 19 janar 2012, Kosova dhe BE’ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave. Sot bëhen 100 muaj që nga lansimi i dialogut. Në infografikën e radhës kemi krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë”, thuhet në publikim.

Shtetet fqinje si Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e kanë përfunduar procesin e dialogut për viza me BE’në për 22 muaj, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina për 33 muaj, ndërkaq Kosova ka filluar këtë dialog tash e 100 muaj.

Parlamenti Evropian ka mbështetur iniciativën e raportuesve për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave me shumicë votash me 2018 dhe 2019, por regjimi i vizave ende mbetet në fuqi për shtetasit e Kosovës që duan të vizitojnë zonën shengen.

Deputetë të Parlamentit Evropian, siç janë Viola Von Cramon dhe deputeti gjerman, Peter Beyer, kanë deklaruar së fundi se është e pakuptimtë vonesa e BE’së karshi kosovës për liberalizim të vizave, dhe të njëjtit kanë bërë thirrje që BE’ja të bëjë këtë sa më parë që është e mundur./GazetaExpress/

Më Shumë

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

Lajmet e Fundit