17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kosova qëndron dobët në luftën kundër korrupsionit

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, druan se në rast se Prokuroria dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë pasive në luftën kundër korrupsionit, qytetarët nuk do të raportojnë aferat korruptive tek institucioni që ai drejton. Kësisoj, sipas tij, korrupsioni do bëhet fenomen i pranueshëm.

Këtë dyshim Preteni e ka ngritur me arsyetimin e tij se qytetarët e Kosovës duhet të dinë rezultatet finale të Prokurorisë dhe të gjyqësorit, sa herë që ndonjë zyrtar i lartë apo ndonjë individ dënohet për shkelje ligji apo keqpërdorime – bazuar në faktet dhe dëshmitë që ndonjë qytetar i ka dërguar në AKK.

“Kosova qëndron dobët në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Preteni për televizionin Dukagjini.

Edhe këtë vit, sipas Pretenit, prokurimi publik vazhdon të jetë segmenti që prodhon më së shumti korrupsion në Kosovë.

“Kjo ndodh sidomos në fund të vitit, sepse në gjashtëmujorin e parë nuk ka shumë investime kapitale. Ndërsa, korrupsioni në Kosovë bazohet pikërisht tek këto investime kapitale. Dihet, korrupsioni nuk ka të bëjë me 10-20 euro, po aty ku ka shuma e parave është e madhe”, ka theksuar Preteni.

Përveç rasteve të korrupsionit e të mosdeklarimit të pasurisë, mision i AKK-së qëndron edhe tek parandalimi i këtij fenomeni negativ.

Preteni ka thënë se ka pasur raste edhe në këtë gjashtëmujor, nga një Ministri e Qeverisë së Kosovës që kanë parandaluar tenderët në ndërmarrje publike.

“Kemi kërkuar të stopohet një tender dymilionësh në MFSK, në KOST dhe Trankos”, ka thënë Preteni.

Sa i përket deklarimit të pasurisë së zyrtarëve, Preteni shprehet se kanë filluar reagimet e para të qytetarëve të Kosovës që i janë drejtuar Agjencisë, duke raportuar se ka zyrtarë të ndryshëm që kanë fshehur ose nuk kanë deklaruar pasurinë tamam si është.

“Qysh dje kemi pranuar katër e-mail nga qytetarët e ndryshëm që shprehin dyshimet e tyre për zyrtarët e caktuar, se ata kanë fshehur pasurinë dhe se nuk e kanë deklaruar si duhet”, ka thënë Preteni, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të ngre padi dhe që qytetarët të njoftohen se për cilin zyrtar në fjalë ka të bëjë padia.

Më Shumë

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit...

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Lajmet e Fundit