12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

2500 administrues për Provimin e Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që Provimi i Maturës sivjet të organizohet në ambiente të mbyllura, me qëllim që të eliminohen keqpërdorimet e mundshme.

Madje, nëpër klasa do të lejohen vetëm 15 nxënës, ndërsa edhe monitorimi do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara.

Në gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave janë caktuar të jenë nga MAShT-i si dhe universitetet publike, për sigurimin e ambientit do të kujdeset Policia e Kosovës. Numri i administruesve, sipas të dhënave të deklaruara nga Ministria në takimin e organizuar të martën me kryetarët e komunave, drejtorët komunalë të arsimit dhe drejtorë të shkollave të mesme, do të jetë në këtë provim 2500 administrues, si dhe 500 mbikëqyrës.

Për çdo pesë administrues është caktuar të ketë një monitorues./Zeri/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Lajmet e Fundit