Kosova si Tajvani!

flamuri i kosovesKosova nuk do të mund të anëtarësohet në OKB. Këtë të paktën nuk do t’ia mundësojë formati aktual i dialogut politik. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se Prishtinës i është bërë e qartë se duhet të heqë dorë nga ky qëllim në këtë fazë të dialogut. Krejt çfarë do të mund të arrijë Kosova në këtë fazë është heqja e fusnotës së famshme në prezantime ndërkombëtare, kompromis ky i arritur në dialogun teknik, por që ka dalë të ketë qenë një lëshim i dhimbshëm i palës kosovare.

Heqja e fusnotës por mungesa e anëtarësimit në OKB do të bëjë që Kosova të ketë ngjashmëri me Tajvanin, vendin që e ka shpallur pavarësinë por ndërkombëtarisht ende është pjesë e Republikës Popullore të Kinës,shkruan Tribuna.

Për më shumë, disa vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pretendojnë që të vendosin me Prishtinën prezenca joformale. Kjo tendencë, ekziston sidomos tek pesë shtet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17 shkurt

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit