KQZ-ja pranon 137 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora për Dragashin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, i cili ka treguar se kanë zhvilluar të gjitha aktivitetet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote.

“Sekretariati është në përgatitje për përsëritjen e raundit të dytë në komunën e Dragashit për procesin e votimit jashtë vendit, periudhë që ka filluar nga data 29 nëntor deri më 13 dhjetor 2021, dhe ka zhvilluar të gjitha aktivitetet për informim të të gjithë votuesve me të drejtë vote dhe ka marrë hapat për të informuar përmes proceseve të informimeve publik. Deri më tani, 6 dhjetor, sekretariati ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime përmes postës”, ka thënë Ahmetaj.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka ngritur si shqetësim rrjedhjen e listës me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit