6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Krajku i Hasit, fshati buzë lumit e pa ujë

Ndonëse ndodhet buzë lumit Drini i Bardhë, fshati Krajk i Hasit të Prizrenit nuk ka ujë për vete. Për të shuar etjen, shumica e afro 1.800 banorëve të këtushëm që prej gati një muaji furnizohen nga puset. Por, gjendja pritet të ndryshojë për të mirë brenda pak javësh.

Në fakt, Këshilli i Drejtorëve Komunalë vendosi të lejojë hapjen e një tenderi për shtimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm në këtë fshat, i cili zakonisht, sidomos gjatë sezonit veror, përballet me mungesë të madhe të ujit.

Banorët e fshatit, që ndodhet rreth 12 kilometra nga Prizreni, e shohin ujin në lumin që kalon poshtë lokalitetit të tyre, por e lakmojnë atë sa herë shikojnë krojet në oborr, të cilat që afro një muaj rrjedhin jo më tepër se një orë dhe atë kryesisht gjatë natës… /zeri/

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit