Krasniqi: Akademikët u vonuan dhe gabuan adresën

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e cila konsideron të papranueshme tendencën e vazhdueshme të shtetit të Serbisë për devijimin e zgjidhjeve të ofruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Final të Kosovës.

Krasniqi nëpër mjet rrjetit socila “Facebook”, ka thënë së ASHAK-u ka gabuar adresën kur i drejtohet faktorit ndërkomëtar dhe është vonuar me qëndrimin për zhvillimet që kanë ndodhur në vend.

”Po përpiqem t’i kuptoj shqetësimet tuaja, por kërkesat që po i bëni në adresë të komunitetit ndërkombëtar i keni të gabuara, pasi janë institucionet e Kosovës, duke përfshirë dhe institucionin përfaqësues të përbërë nga pozita dhe shumica opozitare, janë ata që e kanë pranuar marrëveshjen enigmatike.

Nëse përfaqësuesit tuaj, guxojnë të marrin vendimin edhe për tu rikthyer aty ku ishim para qershorit 1999, asnjë udhëheqes ndërkombëtar nuk do ta kundërshtoi, e kjo sigurisht nuk do të kundërshtohej as nga BE-ja dhe SHBA- ja. Atyre ju intereson paqa dhe siguria. Pra, ata do të mbështetnin çdo marrëveshje që do të arrihej mes dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë.

Pra, unë mendoj, reagimi i juaj është dashur të bëhej më herët mbi krerët e politikës sonë. Po, më mirë vonë se kurrë”, shkruan Krasniqi.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit