11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Krasniqi: Jabllanoviqi nuk është kryeproblemi

JakupKrasniqi10-29Jakup Krasniqi thotë se Jabllanoviqi nuk është kryeproblemi dhe se fjala ‘egërsirë’ është thënë nga një egërsirë.

Thotë se është te miratimi i Marrëveshjeve, që ende nuk i dimë përmbajtjen e tyre, në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e partive te koalicionit.

E në fund, u thotë mediave që të mos i bien samarit, sepse sipas tij, faji ëhstë i ‘kalit’.

Ja postimi i tij i plotë:

Duke lexuar e dëgjuar të gjitha mediet tona, te krijohet përshtypja se kryeproblemi i Kosovës është njëfarë Jabllanoviqi! Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Pastaj te krijohet përshtypja se fjala më e rendë, është përdorimi i fjalës “egërsirë” nga një egërsirë?! Pyetja duhet të shtrohet: Kush ia krijoj kushtet që Jabllanoviqi, t’i përfaqësoi institucionet e Kosovës? Ku është gabuar për të ardhur gjendja deri ketu? Ku është gabuar, që bash me 15 janar Kryeministri i shtetit të Serbisë pa u distancua nga krimi te vije në Kosovë? Dhe në zemër te Kosovës të deklaroi: “Për herë të parë po e ngrisim përmendoren e Mbretit Millutin në Serbi”. Duke analizuar fjalën e Vuciqit, fjala egërsirë nuk është asgjë, ndaj porosive të shumta që dha ai.

Të nderuar drejtues të medieve, problemi i Kosovës nuk është as te Jabllanoviqi e as te Vuciqi! Problemi i Kosovës është te mënyra sesi ne shqiptarët i zgjedhim përfaqësuesit tanë, si në zgjedhje ashtu edhe në çdo institucion shtetëror, që nga koka deri te bishti. Problemi është se bisedimet më kryesore për Kosovën janë zhvilluar, nën barrën e akuzave te pa drejta dhe nga individ që s’është dashur të jenë drejtues te Bisedimeve me ndërmjetësimin e Brukselit. Është te miratimi i Marrëveshjeve”, që ende nuk i dimë përmbajtjen e tyre, në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e partive te koalicionit.

Po ata përfaqësues sot nuk u dëgjohet zëri, bile dhe frikësohen nga zëri protestues si ndodhi në mbledhjen e qeverisë së Kosovës?! Faji është i yni se na ka humbur ndjesia qytetare dhe kujdesi për ti mbrojtur të arriturat e fituara me shumë flijime njerëzore!

Te respektuara medie, kot i bini samarit, faji është i kali!

Më Shumë

Lajmet e Fundit