VV fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate njofton se ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme për kryetar e kryesi të saj.

“Në mbledhjen e fundit, në përputhje me përfundimin e mandateve statutore dhe me Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mori vendimin që të nisë procesi i zgjedhjeve të brendshme për kryetar dhe për Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në nivelin e përgjithshëm”.

“Aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës deri ditën e mërkurë, data 21 janar 2015, ora 12:00, pranë Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes, ku mund të marrin edhe shpjegime të mëtejshme lidhur me këtë proces”.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje anembanë Republikës së Kosovës si dhe në diasporë, do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje sipas parimit një anëtar – një votë”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Lajmet e Fundit