Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, priten dhjetëra arrestime

Prokuroria ka bashkërenduar veprimet me gjyqtarin e procedurës paraprake dhe ka siguruar urdhëresat e nevojshme për realizimin e aksionit policor që pritet të zhvillohet sot në disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin.

Si rezultat i këtij aksioni, pritet arrestimi i mbi 20 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, njoftojnë tutje këto burime.

Në mesin e tyre, për të cilët është urdhëruar arrestimi, përveç personave zyrtarë, që do të jenë subjekt i arrestimit, Sinjali mëson se në listën për arrestim janë edhe disa qytetarë, të cilët do të jenë subjekt i ndjekjes penale, për kryesisht dhënie ryshfeti.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit