Kryeministri Abazoviq fal Bajramin bashkë me qytetarët e Ulqinit

Kryeministri më i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me qytetarët nga Ulqini kanë falur së bashku namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke thënë që shpreson që “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.

“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.

Dritan Abazoviq është zgjedhur të enjten kryeministër i Malit të Zi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së Abazoviçit, votuan 45 deputetë të mazhorancës së re.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit