24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Totaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, teksa ka thënë se kjo festë vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjërojnë, në shenjë sakrifice që dëshmon besimin ndaj Zotit, raporton PrizrenPress

“Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirat më të mira Gëzuar Fiter Bajramin, veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit!”, ka uruar Totaj.

Urimi i plotë i Totajt:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit dhe më gjerë,

Fitër Bajrami vjen si përmbushje e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjërojnë, në shenjë sakrifice që dëshmon besimin ndaj Zotit.

Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët muslimanë, me dëshirat më të mira Gëzuar Fiter Bajramin, veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit!

Zoti ua pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, gjithashtu muaji i Ramazanit, si muaj i shenjtë i agjërimit dhe i paqes shpirtërore, le të shërbejë për të dhuruar më shumë dashuri dhe mirësi në familje dhe shoqëri, solidaritet për njëri-tjetrin e për njerëzit që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Gëzuar e me të mira!

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit