12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kryetari i LDK-së në Malishevë me diplomë false

Inspektorat i Arsimit në Gjakovë, ka dal me rezultat sa i përket përsonave që janë dyshuar se kanë falsifikuar diplomat e tyre në Ish – Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë.

Qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i diplomave të lëshuara nga ana e këtij fakulteti për mësimdhënës të cilët janë të dyshuar për falsifikimin, dyshim i ngritur edhe në formë aktakuze nga ana Prokurorisë Themelore në Gjakovë në bazë të dokumentit PP. nr. 155/2009 dhe 505/2009 të dt. 24.03.2015. Një aktakuzë e tillë është ngritur kundër 84 mësimdhënësve, të cilët punojnë apo kanë punuar në shkollat e komunës së Malishevës dhe të Rahovecit. Këta mësimdhënës akuzohen për vepër penale, falsifikim të dokumenteve zyrtare, përkatësisht të diplomave të marra në ish SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë.

Nga të dhënat e nxjerra gjatë këtij inspektimi të këtyre librave, rezulton se nga 108 raste, 94 kandidat janë të evidentuar në këto libra, ndërsa 14 kandidat jo.

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së në Malishevë, Sami Kafexholli figuron si njëri prej përsonave që është evidentuar si falsifikant, pasi në konstatimin e Inspektorit thuhet:

– Nuk ka vendim për njohjen e lëndëve nga Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Juridik në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë.

– Regjistrimi i semestrave nga viti 1998-2006, nuk është bërë me pagesa të semestrave e as me ndonjë dokument tjetër sipas legjislacionit në fuqi. Vërtetimi i semestrave nuk përputhet me datën e regjistrimit.

– Të bëhet ekzaminimi shkrimit në fletëparaqitje dhe në indeks.

– Ka indeks duplikat edhe pse nuk ka dëshmi për regjistrim paraprak.

Z. Kafexholli është edhe drejtor i Drejtorisë së Administratës, në qeverinë e Ragip Begajt, pozitë të cilën e ka fituar pas koalicionit që ka bërë Nisma me LDK-në në këtë Komunë. /MalishevaPress

Kliko këtu për të parë në tërësi Procesverbalin e Inspektoratit, edhe për përsonat tjerë. /MalishevaPress

Më Shumë

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit